Aktuale

Përleshje në Drenas, arrestohen dy persona

Të dielën rreth orës 14:20 janë arrestuar dy persona në fshatin Fushtincë e Poshtme të Komunës së Drenasit.
Sipas policisë dy të dyshuarit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dhe si viktimë rasti ka qenë edhe një grua.

“Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.