Aktuale

Përleshje në mes vete, lëndohen burrë e grua

Burrë e grua nga Podujeva kanë pësuar lëndime gjatë përleshjes në mes veti dhe të njëjtit janë dërguar nga Policia për tretman mjekësor në QKMF-Podujevë.

Policia është njoftuar me rastin nga babai i vajzës. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pasi kanë takuar çiftin dhe të njëjtit janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve dhe pastaj me urdhër të prokurorit janë liruar. E dyshuara ka shkuar te prindërit e saj. Rasti është duke u hetuar./KosovaPress/