Aktuale

Përleshje me sëpata në Dragash

Policia bën të ditur se dje pasdite në Dragash ka ndodhur një përleshje ku kanë qenë të përfshirë pesë persona.

Sipas raporteve hetimore thuhet se të dyshuarit përpos mjeteve të forta kanë përdorë edhe thikë dhe sëpatë. “Prej tyre, dy kanë përfunduar në Spitalin e Prizrenit ndërsa një tjetër është trajtuar në Shtëpinë e Shëndetit në Dragash”, thuhet në raport të Policisë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer procedurat e duhura. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që dy të dyshuar të ndalën nën masën e arrestit për 48 orë. Hetues policorë po punojnë për zbardhjen e rastit./KosovaPress/