Aktuale

Përmbyset autobusi në Manastir, lëndohen pesë persona

Një autobus me punonjës është përmbysur mëngjesin e sotëm, në Manastir të Maqedonisë.

Sipas informacioneve të para thuhet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:30, pranë fabrikës “Kromberg dhe Schubert”.

Derisa policia e Manastirit ka konfirmuar rastin, bëhet e ditur se pesë persona, janë plagosur gjatë aksidentit por se janë jashtë rrezikut të jetës.

Akoma nuk dihen shkaqet që çuan drejt këtij aksidenti./Alsatm/ATVLIVE/