Aktuale

Përmbytet Serbia, bllokohen fshatrat, ka edhe viktima

Shiu i madh, bubullima dhe uji që merr gjithçka që i del përpara. Kjo është gjendja në Serbi, nga vërshimet e rënda, përcjell TS.

Janë përmbytur dhjetra shtëpi dhe rrugë lokale, disa fshatra janë bllokuar plotësisht, dhe një grua vdiq, kur uji i hyri në shtëpi.Ekipet e shpëtimit dhe policia dhe ambulanca janë në vendet e përmbytura.

Po evakuohen disa qytetarë nga vendet e përmbytura me rrezik të lartë.