Aktuale

Përmirësohet qarkullimi, sot hapet edhe rruga Prevallë- Brezovicë-Qendra e Skijimit

Sot pritet të hapet në tërësi rruga Brezovicë – Prevallë, bashkë me rrugën Brezovicë – Qendra e Skijimit, kështu njofton Ministria e Infrastrukturës.

“Po punohet në rrugën rajonale Brezovicë – Prevallë, e cila pritet të hapet sot dhe rrugën Brezovicë – Qendra e Skijimit, në të cilën gjenden shumë automjete të qytetarëve, të cilat do të largohen për ta zhbllokuar këtë rrugë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ndërkohë, ata njoftojnë se në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale është përmirësuar dhe lehtësuar qarkullimi.

Ministria e Infrastrukturës ka bërë apel tek të gjithë qytetarët që të jenë shumë të kujdeshëm në komunikacion dhe të kenë pajisjet e nevojshme dimërore për qarkullim. /KosovaPress/