Rajon & Botë

Përplasje e tmerrshme ndërmjet dy autobusëve në New Jersey (Video)

Një video nga vendi i ngjarjes tregon një autobus të përplasur për një autobus tjetër në një nga rrugët e Newark, New Jersey.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, të gjithë pasagjerët janë evakuuar nga autobusët.

Po sipas medieve të huaja, së paku 19 njerëz kanë pësuar lëndime, deri sa thuhet se më shumë se 25 njerëz janë dërguar në spital.

Sipas autoriteteve, përveç trajtimit të të lënduarve, po punohet edhe në mbledhjen e informatave rreth asaj se çfarë ka mundur të shkaktojë incidentin.