Aktuale

Përplasjet s’e prishin koalicionin

Përplasjet mes zyrtarëve të dy partive më të mëdha në vend, PDK-LDK, kanë filluar të dalin në sipërfaqe si në nivelin lokal, ashtu edhe në atë qendror.

Ishte zëvendësministri i Financave, Isni Kilaj, nga PDK-ja, i cili deklaroi ditë më parë se në këtë dikaster qeveritar partneri i koalicionit (LDK) ka bërë shumë shkelje dhe një gjë e tillë, sipas tij, ka ndodhur edhe në institucione tjetra. Kilaj e ka akuzuar ministrin Avdulla Hoti se kohëve të fundit ka bërë punësime të anëtarëve të LDK-së në ministri, shkruan sot gazeta ‘Zeri’.

Se ndasitë janë të mëdha brenda këtij koalicioni, flasin edhe akuzat që anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, bëri në drejtim të partnerit të koalicionit, LDK-së. Në një intervistë në mediumin publik, ditë më parë, Haliti ka thënë se njerëzit e LDK-së kanë kontribuar në akuzat ndaj eprorëve të UÇK-së.

Po ashtu ditë më parë, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka shkarkuar dy drejtorë komunalë të PDK-së, pasi që nuk e votuan rishikimin e buxhetit. /Zeri

Leave a Reply