Aktuale

Përsëri grabitje e armatosur në Prishtinë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë. Një punëtore e një institucioni mikor-financiar ka raportuar në polici se përderisa ishte në vendin e punës një person i panjohur dhe nën kërcënimin e mjeteve të mprehta i ka grabitur paratë

Përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se ky person i mori 40 euro dhe u largua në drejtim të panjohur.

“Rr. UÇK, Prishtinë, 25.01.2019 – 13:30. Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës në një lokal mikro financiar, aty kishte hyrë një person i panjohur dhe nën kërcënim të mjeteve të mprehta, ka grabitur 40€ para dhe më pas ishte larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, nuk raportohet për të lënduar”, njofoi policia transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, rastet e grabitjeve të armatosuara janë shtuar së fundmi.

the authorSamir Dalipi