Aktuale

Përsëri s’ka kuorum në Kuvend, dështon votimi i projektligjeve

As në seancën e sotme plenare, nuk ka kuorum për të votuar projektligjet të cilat janë në rend të ditës, raporton Gazeta Express.

Për momentin, vetëm 45 deputetë janë të pranishëm në seancë.

Gjatë seancës së sotme, deputetët e opozitës vazhduan ta kritikojnë Qeverinë Hoti për menaxhimin me pandeminë.

Ata kërkuan rimbursim të qytetarëve të infektuar me Covid-19 për shkak të shpenzimeve që kanë në marrjen e terapive.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se do të shqyrtojnë kapacitetet e tyre dhe do të vendosin nëse mund ta bëjnë rimbursimin e qytetarëve.

Zemaj tha se të gjithë pacientët e shtrirë në institucionet publike shëndetësore, kanë terapitë e nevojshme të siguruara nga ministria që ai e udhëheq.

Ndërsa, edhe në këtë seancë iu bë thirrje opozitës për ta votuar Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike./Express/