Aktuale

Përsëri tragjedi në Itali, rrëzohet një helikopter me 6 persona në bord

Një helikopter i ekipeve të emergjencës është rrëzuar sot në zonën malore të Italisë qendrore.

Besohet se helikopteri kishte gjashtë persona në bord, transmeton Express.

Nuk është raportuar për viktima.

Sipas transmetuesit shtetëror, RAI, helikopteri kishte shkuar për ta marrë një person të lënduar në një aksident me ski dhe se nuk duket se ka qenë i përfshirë në operacionin e shpëtimit në ortekun e borës që goditi hotelin italian në të njëjtin rajon./Express/