Aktuale

Përveç Muhaxherit dhe Hazirit edhe ky do të jetë kandidati për kryetar të LDK-së

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti mbajti sot një ligjëratë për studentët e Kolegjit AAB.

Nga zhvillimet e fundit për kryetar partie në LDK, kryetari Ahmeti, kur u pyet se a synon ai këtë post sikurse disa nga kolegët e tij në parti, ai nuk e mohoi një gjë të tillë.

“Në fakt e di për përgjigjen e Gazmendit, por Gazi është mbas meje jo para meje. Ka një lloj teorie që po zhvillohet kohëve të fundit që kinse nuk ka kandidatë LDK-ja për kryeministër dhe përgjigja është edhe e imja edhe e Gazmendit se LDK-ja ka kandidat sa të duash, është edhe Gazmendi, edhe ai tjetri, edhe ai tjetri, ka sa të duash kandidat”, tha kryetari Ahmeti.

Në qershor të këtij viti do të mbahen zgjedhjet për kryetar të partisë brenda LDK-së. Deri më tani, Lutfi Haziri dhe Gazmend Muhaxheri kanë deklaruar se do të jenë kandidat për kryetar./GazetaKNN/