Aktuale

Pesë ditët e ardhshme me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me shi.

“Mot me vranësira dhe intervale me diell do ta përcjell vendin gjatë këtyre pesë ditëve. Masa të ftohta nga veriu i kontinentit  do ta mbulojnë vendin gjatë kësaj periudhe të parashikimit. Po ashtu edhe reshje shiu dhe erëra të ftohta do të jenë prezent duke ndikuar në uljen e vlerave të maksimaleve  deri 15 gradë Celsius, kurse minimalet do të zbresin deri në 5 gradë Celsius ditën e premte kur dhe zyrtarisht hyjmë në stinën e vjeshtës. Dy ditët e para të javës fillojnë me shi , kurse vende-vende edhe të mërkurën priten reshje shiu. Të hënën temperaturat maksimale do të arrijnë deri 21 gradë Celsius, kurse nga dita e martë temperaturat fillojnë të bien  dukshëm nën vlerat e mesatareve”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./KosovaPress/