Arsim & Kulturë

Pianistja kosovare Artemida Qarri-Haxhiaj sonte me koncert recital në Paris

Ky koncert do të prezantohet sonte në rezidencën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Paris në prani të përfaqësuesve diplomatik në Paris.

Artemida Qarri Haxhiaj prezenton sonte vepra të rëndësishme të repertorit pianistik si sonata të epokës së barokut nga Dr.Scarlatti, veprën “Kresileriana” nga R.Schumann si dhe për të reprezentuar kompozimet shqiptare ka zgjedhur kompozitorin F.Ibrahimi, veprën “Dream” nga kompozitori i ri Artan Hasani si dhe “Prishtina Blues” nga kompozitori tashmë i dëshmuar profesionalisht dhe i mirënjohur, Rafet Rudi.

“Jam e nderuar dhe shumë e lumtur që sonte të përfaqësoj një pjesë të krijimtarisë muzikore Kosovare dhe Botërore para përfaqësueve më të lartë diplomatik në Paris. Uroj që kultura Kosovare, arti e muzika jonë shumë autentike të jetë sa më shumë e integruar në çdo pjesë të Evropës dhe më shumë”, tha Artemida për Koha.net.