Arsim & Kulturë

Piktura 90-vjeçare e Skënderbeut, nga Kruja deri tek arbëreshët në Itali

Një ekspozitë që nis me veprat e para të Anastas Ballamaçit e Theohar Gjinit dhe vijon një tablo madhështore të Skënderbeut punuar nga piktori Spiro Xega në vitin 1931,është çelur në qytetin e Krujës.
Ekspozita me temë “Skënderbeu në artet pamore shqiptare” është çelur në Muzeun historik Gjergj Kastrioti Skëndërbeu dhe do të jetë e hapur për publikun deri më 22 tetor.

Rreth 30 vepra arti nga fondi Galerisë Kombëtare prezantohen bashkë me dokumentet më të rëndësishme historike. Drejtori i Arkivës së Pëgjithshme të Shtetit, Gjet Ndoj foli për imazhin historik të Skënderbeut sipas dokumenteve të prezantuara.

“Ne kemi sjellë disa dokumenta që kane të bëjnë me letërkëmbimet që ka pas Gjergj Kastriot Skënderbeu në kohën e tij me Sulltan Muratin e II dhe pastaj me pasardhësin e tij Mehmetin e II. Kemi sjellë dhe disa dokumenta të tjerë”, tha ai.

Ekspozita është vazhdim i projektit “Maison de l’Albanie” kushtuar Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit që filloi në Paris në janar 2016 në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të arteve rrëfen drejtori i galerisë Artan Shabani.

“Mbas Krujës kjo ekspozitë do të rrugëtojë në Firence, në vendet ku kanë jetuar dhe vazhdojnë të jetojnë arbëreshët në Itali siç është zona e Kalabrisë”,u shpreh Shabani. Kjo ekspozitë ka vepra të hershme nga më unikalet, të realizuara nga piktorët e talentuar shqiptarë./ATA/

Leave a Reply