Rajon & Botë

Pilotët ushtarakë grekë refuzojnë të përshëndetin Erdogan

Pilotët ushtarakë grekë, të cilët ishin në përcjellje nderi të aeroplanit zyrtar të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, refuzuan ta përshëndesin kur ai arriti për vizitë zyrtare në Greqi, e para kjo e një shefi të shtetit turk në Greqi pas 65 vjetësh, transmeton KosovaPress.

Gazeta greke “Ta nea” sot shkruan se dje në ora 10.15 aeroplani presidencial turk “Airbus A330-200” hyri në hapësirën e kontrollit ajror grek në jug të ishullit grek Hios në Egje.

Derisa aeroplani po fluturonte në kufijtë e kontrollit turk, ai është përcjellë nga dy aeroplanë luftarakë “F-16C” të aviacionit turk, dhe për një kohë të shkurtër pa leje kanë hyrë në territorin grek.

Aeroplanët luftarakë turq janë larguar në anën e tyre të kufirit sapo kanë parë që drejt aeroplanit presidencial të Turqisë po afroheshin tre aeroplanë luftarakë grekë “F-16” nga eskadrila 337, e cila sipas detyrës kishte për detyrë të bënte përcjelljen e nderit në pajtim me protokollin diplomatik për t’i treguar mikpritje mysafirit të lartë, por edhe për arsye sigurie, shkruan gazeta.

Pastaj, komandanti i aeroplanit presidencial, oficeri i aviacionit turk, kërkoi përmes radios që të largohen aeroplanët grekë, duke thënë se nuk dëshiron përcjelljen.

“Ta nea” mëson se komandanti i shoqërimit luftarak grek u përgjigj se avioni turk ndodhej në hapësirën e Greqisë dhe se forca e saj ajrore është përgjegjëse për sigurinë e avionit presidencial.

Aeroplanët grekë vazhduan të ndjekin aeroplanin presidencial “Airbus”, derisa ai u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës “Eleftherios Venizelos”.

Gazeta shkruan se tre gjuetar grekë, një shenjë të mos respektimit të pilotit, pas uljes së aeroplanit së Erdoganit nuk bën përshëndetjen lamtumirëse në formacion të mbyllur siç e bëjnë zakonisht.

the authorE B