AktualeRajon & Botë

Piloti shpëton mrekullisht nga përplasja e avionit

Një pilot belg i ka shpëtuar mrekullisht një përplasje avioni, derisa u hodh me parashutë në Tokë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihej përplasja, ku dukej edhe avioni i vogël në të cilin gjendej piloti.

Tani, autoritetet e aviacionit kanë nisur një hetim për shkakun e rrëzimit.

Rasti ndodhi në Bruges të Belgjikës, ndërsa policia informoi se avioni me dy ulëse shkaktoi dëme minimale në një tabelë rrugore.

Piloti arriti të largohej dhe tani po trajtohet për lëndime të lehta.