Sport

Pirlo: Juve e meriton Ligën e Kampionëve, ‘Topi i Artë’ për Buffon

Andrea Pirlo ka analizuar finalen e së shtunës.

Juventusi do të tentojë ta fitojë Ligën e Kampionëve pas 21 vitesh dhe këtë të shtunë do të ballafaqohet me Real Madridin për ta rikthyer trofeun më të çmueshëm evropian.

Andrea Pirlo është i bindur se Gianluigi Buffon do ta fitojë ‘Topin e Artë’ nëse Juventusi mund Real Madidin.

Ish-futbollisti i Juventusit është shprehur se portieri italian e meriton këtë vlerësim, por gjithçka do të varet dhe nga rezultati i finales.

“Unë mendoj kështu, këtë herë është viti i duhur për ta fituar Buffon. Jam shumë i lumtur për të dhe për faktin se ai përsëri ka mundësinë të arrijë qëllimin që e ka ndjekur gjithmonë. Do të isha shumë i lumtur nëse e fiton këtë trofe, sepse Buffon ka provuar të jetë një nga më të mirët”, ka theksuar Pirlo.