Aktuale

Pitella: Shqipëria meriton vëmendjen e palës evropiane

Presidenti i grupimit të majtë në Parlamentin Evropian, Gianni Pittella deklaron se Shqipëria meriton vëmendjen e palës evropiane.

“Unë di që raporti i kolegut tim, Knut Flakenshtajn, është mjaft i mirë dhe përshkruan se përpjekjet e bëra shkojnë në drejtimin e duhur, përsa i takon qeverisë dhe parlamentit shqiptar, dhe raporti ekzistues inkurajon për të vazhduar përpara në këtë drejtim”, tha Pitella për RTSH.

Ai shtoi se “Shqipëria ka bërë përpjekje të mëdha gjatë këtyre viteve për të merituar vëmendjen e palës evropiane dhe me statusin e vendit kandidat”.

“Unë mendoj se e ardhmja e Shqipërisë është Evropa dhe se të gjitha forcat, si nga ana e qeverisë dhe nga ana e opozitës, duhet të përqendrohen për të kryer detyrën e tyre, në mënyrë që kjo ambicie, kjo ëndërr e madhe e shqiptarëve, të mund të ndiqet, të konsolidohet dhe të realizohet përgjatë këtyre viteve të ardhshëm” tha presidenti i grupimit të majtë në Parlamentin Evropian.