Arsim & Kulturë

#PITF2020 – THIRRJE PËR PJESËMARRJE

THIRRJE PËR PJESËMARRJE në Festivalin e 4-të Ndërkombëtar të Teatrit
“Prishtina International Theater Festival – PITF 2020”
26-31 maj 2020, në Prishtinë

Festivali Ndërkombëtar i Teatrove “Prishtina International Theater Festival– PITF” dhe Teatri AAB “Faruk Begolli” nga Prishtina, ftojnë të gjitha palët e interesuara (teatrot profesionale, kompanitë teatrore, kompanitë e pavarura teatrore dhe format e tjera të prodhimeve teatrore) të aplikojnë për pjesëmarrje në edicionin e katërt të Festivalit PITF 2020, i cili do të mbahet nga 26-31 maj 2020, në Kolegjin AAB në Prishtinë.

Festivali ka karakter garues, me një juri profesionale si dhe dy juri të veçanta të studentëve dhe të medias. Festivali shpërblen aktorin/aktoren më të mirë si dhe ndan Çmimin për shfaqjen më të mirë, ndërsa nuk ka kufizim të zhanrit.
Qëllimi i festivalit është të prezantojë projektet teatrore me cilësi të lartë nga e gjithë bota dhe të shkëmbejë mendime, ide, plane dhe përvoja, si dhe bashkëpunimet e ardhshme në shkëmbimin e projekteve.

Aplikimet mund të dorëzohen deri më 30 prill 2020.
Përzgjedhja përfundimtare do të dihet në fillim të muajit maj 2020.
Kushtet e festivalit: udhëtimi, transporti i skenografisë, akomodimi (me mëngjes), dreka, koktej pas çdo shfaqje, biletat për të gjitha shfaqjet e tjera në festival.
Më shumë rreth edicioneve të mëparshme:
https://pitf.aab-edu.net/
[email protected]
[email protected]

the authorBurbuqe Metolli