ShowBiz

Pitt dhe Angelina nuk u ndanë vetëm në jetën reale (Foto)

Derisa po vazhdojnë me procesin e shkurorëzimit, Brad Pitt dhe Angelina Jolie nuk mund të qëndrojnë më në të njëjtën dhomë.

Kjo vlen edhe për figurat e tyre prej dylli, të cilat tashmë janë ndarë në muzeun Madame Tussauds në Londër.

Ky ishte pozicionimi i figurave kur çifti ishte bashkë.

Muzeu, në të cilin ndodhen skulpturat prej dylli të shumë yjeve, vendosi që t’i largonte nga njëri-tjetri aktorët, ndërsa në Twitter i kanë publikuar edhe fotografitë e largimit.

Kaq larg i kanë distancuar.

“Pasi morëm lajmin shokues për të gjitha fansat e të famshmëve në botë, mund të konfirmojmë se i kemi ndarë figurat e Brad Pitt dhe Angelina Joliet”, shkruan në përshkrim.

Pse është vendosur Robert Pattinson në mes të tyre?!

Ndërsa në mes të tyre është pozicionuar figura e Robert Pattinson që njëherësh ka nxitur spekulime se aktori mund të ketë qenë fajtori për ndarjen e tyre. /Telegrafi/

patt1patt2patt3