Aktuale

Plagoset rëndë një 15 vjeçar në qendër të Prishtinës

Një djalosh i moshës 15 vjeçare ka mbetur i plagosur nga disa të shtëna me armë zjarri. Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, Flora Ahmeti, nga policia rajonale e Prishtinës.

“Një person është i plagosur sot  rreth orës 14:00 në Prishtinë. Rasti ka ndodhur tek vendi i quajtur “Xhamia e Qarshishisë. Personi është 15 vjeç”, ka thënë ajo.

Ahmeti potencoi se policia është në vendin e ngjarjes, dhe se ende nuk dihen motivet e plagosjes.