Aktuale

Plagosje me armë në Vushtrri, viktima dërgohet urgjentisht në QKUK

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur dje në Vushtrri.

Policia përmes raportit 24 orësh ka treguar se viktima është plagosur në këmbë me armë zjarri, nga një i dyshuar, shkruan lajmi.net.

Rasti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëvshje të mëhershme lidhur me një pronë.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur një gëzhojë 7.65mm.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN