Aktuale

Plagosje me armë zjarri në Prishtinë

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë është raportuar për një tentim vrasje.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy të dyshuar të gjinisë mashkullore për motive ende të pa njohura kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër, raporton lajmi.net.

Me këtë rast, viktima është plagosur dhe është dërguar në QKUK.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar tri gëzhoja.

Njësia Policore ka arritur të arrestojë njërin nga të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

I dyshuari tjetër është në arrati. /Lajmi.net/