Aktuale

Plus 13 raste të reja Kosovë, në ditën kur u vendos për hapje të plotë

IKSHPK ka konfirmuar edhe 13 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Ndërkohë 2 persona janë shëruar. Këto numra vijnë në ditën kur qeveria e Kosovës bëri të ditur se do të ketë lehtësim të madh të masave.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 10 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Vushtrri, 1 rast Mihaliq dhe 1 rast Ceceli), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë.

Qeevria e Kosovës morri vendim për hapje të kufijve, cerdheve, kafiterive dhe disa lehtësime të tjera që do të hyjnë në fuqi prej nesër. /Express/