Aktuale

Po zëvendësohet fotoja e Clintonit

Disa punëtorë aktualisht janë duke e ndërruar fotografinë e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Bill Clinton.

Fotoja që ishte e vendosur në një ndërtesë në lagjen Dardania në Prishtinë, pikërisht pranë sheshit që mbanë emrin e tij, ishte larguar para një jave.

Arsyeja e heqjes së fotografisë së Clintonit thuhet të jetë vjetërsia e saj, pasi kanë kaluar shumë vite që nga vendosja e saj dhe pothuajse ishte fshirë e tëra.

Kjo foto tashmë është zëvendësuar me një të re, dhe sipër saj është vendosur flamuri i Kosovës, ndërkaq nën fotografi është vendosur flamuri i ShBA-së.