Aktuale

Podujevasi i infektuar me koronavirus del në qytet, prokuroria i inicon rast

Ndonëse në Kosovë është rritur në mënyrë enorme numri i viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus, kosovarët po vazhdojnë mos t’i respektojnë masat e përcaktuara nga institucionet shëndetësore.

Policia ka raportuar se dje një person nga Podujeva nuk iu përmbajt masave të vetizolimit, shkruan lajmi.net.

Ai, ndonëse kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, kishte dalë nga shtëpia.

Ndaj të dyshuarit ndërkaq prokuroria ka inicuar rast.

the authorGazetaKNN