Sport

Pogba “zgjedh” numrin e fanellës në Man Utd (Foto)

Manchester United i ka bërë gati numrin e fanellës përforcimit të ardhshëm, Paul Pogba.

Mesfushori i Juventusit është pranë rikthimit në “Old Trafford”.

Dhe, “Red Devils” kanë publikuar numrat e fanellave për sezonin e ri.

Kurse, në të mungon numri 6, që është i rezervuar për francezin, raportojnë mediat britanike, përcjell “Lajmi.net”.

Manchester United do të paguajë një shifër rekorde prej rreth 120 milionë euro për blerjen e Pogbas.