Aktuale

Pogradec, marrëdhënie me dhunë me 15-vjeçaren, arrestohet 55-vjeçari

Policia e Pogradecit ka arrestuar një 55-vjeçar i cili ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 15-vjeçare.

Në pranga ka rënë Ligor B., banues në Velçan të Pogradecit. Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë më datë 14.10.2017 në prani edhe të psikologes, nga një shtetase 15-vjeçare, e cila ka deklaruar se shtetasi i mësipërm, në muajin mars të vitit 2017, ka kryer me këtë të fundit në banesën e saj marrëdhënie seksuale me dhunë dhe për pasojë kjo shtetase ka ngelur shtatzënë. Policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.