Aktuale

Policia arreston 3 persona, sekuestrohen 50 kilogramë kanabis

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin për Operacionet Speciale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar operacionin e koduar “Kalaja”, ku në pranga ka rënë tre shtetas.

Bëhet me dije e të arrestuarit janë Blerim Murati, 31 vjeç, Dritan Murati, 29 vjeç, të dy banues në Krujë, si dhe shtetasi Bashkim Mema, 41 vjeç, gjithashtu banues në Krujë, transmeton shekulli.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin me të cilin ata udhëtonin janë gjetur 6 thasë, me peshë 50 kilogramë , të mbushur me lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa.

Njoftimi i policisë:

Tiranë:

Më datë 04.07.2017, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Operacionet Speciale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Kalaja”, ku në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Blerim Murati, 31 vjeç, banues në Krujë.

– Dritan Murati, 29 vjeç, banues në Krujë.

– Bashkim Mema, 41 vjeç, banues në Krujë.

Për këta shtetas është arritur të dokumentohet veprimataria kriminale e shpërndarjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.

Specialistët për Narkotikët mbi bazën e informacioneve të grumbulluara kanë konstatuar në rrugën e vjetër Vorë – Rinas automjetin Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Blerim Murati dhe pasagjer shtetasin Bashkim Mema, ku më pas është afruar shtetasi Dritan Murati, i cili ishte në drejtim të një automjeti tip Mercedes Benz.

Pasi kanë ndaluar ata kanë shkëmbyer automjetet me njeri- tjetrin, ku në ato momente është bërë edhe ndërhyrja nga shërbimet e policisë.

Pas kontrollit të ushtruar në automjetin që mori në drejtim shtetasi Blerim Murati, u gjetën 6 thasë të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

– 50 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

– 2 automjete Mercedes Benz.

– 3 aparate celularë të markave të ndryshme.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal

the authorE B