Aktuale

Policia i arreston dy persona por s’mund t’i intervistojë, ja pse

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në veri të Mitrovicës, për prishje rendi dhe qetësisë publike.

Në raportin 24-orësh, PK-ja njofton se dy meshkujt K/Serb, janë arrestuar pasi në gjendje të dehur janë rrahur mes veti në rrugën “Mbreti Petri”, shkruan lajmi.net

Por për t’i marrë në pyetje, Policisë i është dashur të pres.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarit mbahen në stacion policor derisa të këndellën dhe pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia. /lajmi.ne