Aktuale

Policia arreston katër persona të dyshuar për vjedhje të rënda në këtë komunë të Kosovës

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit me 21 prill rreth orës 01:30 gjatë një zbatimi të planit Operativë të “Parandalimit të veprave penale” në fshatin Strazhë të Komunës së Novobërdës, kanë ndalur veturën Mercedes me tabela 01, me pesë persona të dyshuar që ndodheshin në veturë, transmeton Indeksonline.

Sipas komunikatës, gjatë kontrollit të veturës ishte gjetur një thikë me këllëf e vendosur në një qante në bagazh në ulësen e mbrapëme, një gëzhojë e armës së gjuetisë, një pale dorëza të zeza dhe dy kaçavida, të dyshimtit me ta parë policinë e Kosovës kishin tentuar që ta hedhin nga vetura një armë pistoletë e llojit CZ, 7,65mm, arma është gjet konfiskuar nga policia e Kosovës dhe mjetet tjera të dyshimta të përshtatshme për të kryer vepra penale të “vjedhjes”.

Njësitet e hetimeve rajonale se bashku me prokurorin e shtetit kanë shkuar në stacionin e policisë në Novobërdë me qëllim të zbardhjes së rastit të ndaljes së këtyre të dyshuarve.

“Në fshatin Stanishor disa persona të panjohur kishin tentuar të vjedhin në depon “ART-TRADE” me pronar shtetasin Shqiptar Kosovar, duke pasur parasysh arrestimin e personave të lartcekur dhe kohën kur ka ndodhur tentim vjedhja dyshimet kanë qenë se të njëjtit mund të jenë të involvuar në këtë vepër penale. Katër të dyshuar që të gjithë shqiptar shtetas të Kosovës Xh. Sh. (1982), M. S. (1990).

D.H. (1990), P.R. (1990), me vendbanime nga vende të ndryshme të Kosovës, me urdhër te prokurorit të shtetit janë sjellë në zyrat e hetuesve rajonal këtu në Gjilan të cilët janë intervistuar në prezencë të avokatëve të tyre mbrojtës, pas intervistimit, janë gjete prova të qëndrueshme se këta në bashkë veprim kanë qenë të inkriminuar në rastin e tentim vjedhjes, në depon e sipër përmendur, po ashtu dyshohet se këta mundë të jenë të përfshirë edhe në raste tjera të “vjedhjeve””, thuhet në komunikatë.

Prokurori i shtetit ndaj tyre ka lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë, nën dyshimin për vepre penale “Bashkim Kriminal”, “Mbajtje në Pronësi, kontrolle posedim i pa autorizuar i Armës”, “Vjedhje e Rëndë në Tentativë”. I dyshimti i pestë L.A. (1990) i njohur për policin ndodhet në arrati dhe është në kërkim të policisë.

Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës njësitet e hetimeve Rajonale këtu në Gjilan./Indeksonline/