Aktuale

Policia arreston koordinatorin e Inspektoratit të Punës sepse pranoi 10 mijë euro ryshfet

Dje policia e Kosovës ka arrestuar koordinatorin e Inspektoratit të Punës për rajonin e Prishtinës, pasiqë dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare duke parnuar ryshfet në vlerë prej dhjetëmijë eurove.

Komunikata e plotë:

“Policia e Kosovës në luftën e saj të pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dje më datë 23.09.2016, me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Prishtinës ka realizur një operacion, me ç’rast është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar – Koordinator i inspektoratit të Punës për rajonin e Prishtinës, i cili dyshohet se ka pranuar ryshfet në vlerë dhjetëmijë euro (10.000) €. I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhët në komunikatën drejtuar mediave.