Rajon & Botë

Policia britanike konfirmon se sulmin në Mançester e kreu Salman Abedi

Personi përgjegjës për sulmin në Mançester është 22-vjeçari Salman Abedi, njoftoi të martën policia britanike.

“Mund të konfirmoj se personi i dyshuar për sulmin e mbrëmshëm është 22-vjeçari Salman Abedi”, deklaroi shefi i policisë së Mançesterit, Ian Hopkins, transmeton Reuters.

Ai dyshohet të ketë udhëtar me tren nga Londra për në Mançester, thanë sot dy zyrtarë amerikanë, të cilët ishin në kontakt me autoritetet britanike.