Aktuale

Policia e Kosovës, 102 mijë euro për 12 motoçikleta e 15 biçikleta

Policia e Kosovës është duke u përgatitur që të furnizohet me motoçikleta e biçikleta. Për këtë punë ky institucion ka shpallur edhe një tender. Në njoftimin e shpallur në KRPP, Policia ka paraparë që t’i shpenzojë mbi 102 mijë euro, derisa ka treguar se me këto para do t’i blejë 12 motoçikleta e 15 biçikleta.

Policët e Kosovës shumë shpejt do t’i shohim duke patrulluar me motoçikleta e biçikleta të reja rrugëve të Kosovës.

Blerjen e tyre tashme e ka nisur ky institucion, ku edhe ka shpallur një njoftim për tender.

“Furnizimi me motoçikleta, biçikleta-ritender”, është tenderi që Policia e Kosovës e ka shpallur në KRPP. Vlera e tij, është paraparë të shkojë deri në 102 mijë e 600 euro.

Këtë tender Policia e Kosovës e ka ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë është paraparë të shkojë deri në 72 mijë euro, derisa pjesa e dytë është thënë se do të shkojë deri në 30 mijë e 600 euro.

“Furnizim me Motoçikleta sasia është 12 copë për 3 vite. 1.Biçikleta e madhe LXL sasia është 3 copë për 3 vite, 2.Biçikleta e mesme M-L sasia është 12 copë për 3 vite”, thuhet në njoftimin për tender. /Gazeta Express/.