Aktuale

Policia e Kosovës korrigjon numrin e aksidenteve, nuk ishin 170 por 17

Ditën e djeshme në Raportin e Policisë së Kosovës, u raportua për 170 aksidente të ndodhura për 24 orë në tërë territorin e Kosovës.

Por, sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës ky numër i aksidenteve ishte një gabim teknik, sepse realisht në tërë territorin e Kosovës kanë ndodhur 17 aksidente pa lëndime.

Këtë e kanë konfirmuar për “Indeksonline” zyrtarë nga Policia e Kosovës, të cilët kanë pohuar se ishte lëshuar një gabim i tillë teknik.

Sipas tyre, 17 aksidente kanë ndodhur pa lëndime dhe 16 të tilla me persona të lënduar./Indeksonline/