Aktuale

Policia gjermane arreston një tunizian për planifikim të sulmeve terroriste

Autoritetet e Gjermanisë kanë ndërmarrë një operacion në dhjetëra lokacione në perëndim të vendit.

Në operacion është arrestuar një tunizian që dyshohet për rekrutimin e pjesëtarëve të ri të ISIS-it.

Hetuesit në Frankfurt kanë thënë se herët në mëngjes janë bastisur 54 banesa, objekte dhe xhamia në këtë rajon dhe nën hetim janë gjithsej 16 persona, të moshës mes 16 dhe 46 vjeçare, raporton Asociated Press.