Aktuale

Policia jep detaje për aksidentin në Vranidoll

Policia njofton se mbrëmë rreth orës 22 e 30 në fshatin Vranidoll të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

Sipas Policisë në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë dy persona, një mashkull dhe një femër ndërsa lëndime të rënda trupore kanë pësuar pesë të tjerë të cilët janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar qe trupat e pa jetë te dërgohen ne obduksion në Mjekësinë Ligjore./KosovaPress/

the authorE B