Aktuale

Policia jep detaje për aksionin e madh që po zhvillon në Brezovicë

Nga ora 9:30 e mëngjesit të sotëm njësitet e Policisë se Kosovës kanë nisur një aksion të madh në Brezovicë, i cili është duke u zhvilluar me kërkesë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.

Rastin e ka konfirmuar për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus, majori Mehmetali Hajdini nga Stacioni i Policisë në Ferizaj, i cili tha se aksioni policor ka të bëjë për disa raste të dëmtimit e degradimit të mjedisit që kanë ndodhur në Brezovicë.

“Aksioni ka të bëjë lidhur me ambientin, pasi atje është bërë degradim, pra rrjedhimisht kemi të bëjmë me veprën penale degradimi dhe shkatërrimi i mjedisit neni 347. Për shkak të kësaj dhe kemi ndërmarrë aksione dhe për të marrë masa”, tha majori Hajdini.