Aktuale

Policia jep detaje për djegien e veturës në Pejë

Mëngjesin e sotëm, në Pejë një veturë është përfshirë nga zjarri, policia ka dhënë detaje për Express nga ky rast
Vetura është djegur në afërsi të shkollës Ekonomike në Pejë, ndërkaq Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë për Express se nuk ka të lënduar nga ky rast.

“Sot rreth orës 8:00 Policia ka pranuar informatën se një veturë është duke u djegur në afërsi të shkollës së mesme ekonomike në Pejë. Dyshohet se vetura është djegur si pasojë e instalimit të rrymës, pra vetvetiu. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe Zjarrfikësit. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar apo të dyshuar”, ka thënë Rugova./Express/