Aktuale

Policia jep detaje për gjuajtën me armë në Prishtinë

Të shtëna me armë janë raportuar pak çaste me parë në kompleksin “Qafa” në Prishtinë. Këtë rast për Express e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Rreth orës 22:10 është raportuar për një gjuajtje me arme ne rr. ”Demokracia”,, te kompleksi QAFA në Prishtinë. Njësitet policore iu kanë përgjigjur rastit menjëherë dhe në lokacion janë gjetur edhe disa dëshmi (gëzhoja) të armës”, ka thënë për Express, Daut Hoxha zyrtar për media në Policinë e Kosovës.

Ai ka treguar se deri në këto momente nuk është raportuar për lëndime, përderisa bazuar edhe ne informacionet e poseduara dhe dëshmitë e gjetura rasti po hetohet nga kompetentët policor.

“Për detaje tjera do te njoftoheni pas përfundimit të hetimeve”, ka thënë ai.