Aktuale

Policia jep detaje për shtetasin austriak që u gjet i vdekur dje në hotel

Një shtetas i Austrisë është gjetur i vdekur dje në një nga hotelet në kryeqytet.

Përmes njoftimit 24 orësh, Policia ka njoftuar se me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Është raportuar se viktima mashkull shtetas i Austrisë derisa ishte duke qëndruar në një hotel, në rrethana të panjohura ka ndërruar jetë. Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes me çrast ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

the authorBurbuqe Metolli