Aktuale

Policia jep detaje të vdekjes së 28-vjeçarit në aksidentin në Gllamnik

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të aksidentit me fatalitet të ndodhur mbrëmë në magjistralen Prishtinë-Podujevë, ku për pasojë një 28 vjeçar ka humbur jetën.

Njoftimi i Policisë

Mbrëmë rreth orës 18:00, në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë saktësisht në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete (njëra kamionetë e tipit Ford dhe tjetra BMË) dhe një këmbësor, i cili nuk ka mundur tu përballoj plagëve të mara dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lidhur me këtë aksident ngasësi i automjetit (Kamionetë e tipit Ford) , B. B mashkull 22 vjeç, është shoqëruar në stacionin policor dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh. Gjithashtu me urdhër të prokurorit të dyja automjetet e përfshira në aksident janë konfiskuar nga ana e policisë.

Ndërsa trupi i viktimës A. M. mashkull, 28 vjeç, është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion. /KosovaPress/