Aktuale

Policia jep informacione për therjen e të miturit në Prishtinë

Një i mitur është therur me thikë gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

Viktima më pastaj është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, nga ku pastaj është liruar për në shtëpi.

Për këtë rast, Policia e Kosovës ka dhënë sot informacione.

“Lagja Bregu i Diellit, Prishtinë 19.01.2021 – 14:37. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i mitur pasi që i njëjti ka goditur me thikë viktimën mashkull kosovar po ashtu i mitur të cilët sipas informatave kishin pas një zënkë mes vete. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe pas marrjes së tretmanit është liruar për shërim shtëpiak. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, është thënë nga PK./Express/