Aktuale

Policia kap ‘Golf 2’shin’ me drogë

Në rubrikën “Policia” të emisionit “Drejtësia në Kosovë“ u transmetuan pamje ekskluzive nga operacioni i Policisë në Pejë kundër narkotikëve.

Pas marrjes së informacioneve se një veturë “Golf 2” po endej në mënyrë të dyshimtë, dy patrulla të Policisë janë aktivizuar në kërkim të saj.

Dhe, gjatë operacionit është gjetur vetura dhe janë ndaluar katër personat që gjendeshin në të.

Në veturë janë gjetur substanca narkotike.

Dy prej të ndaluarve janë dërguar në Stacionin Policor të Pejës, ndërsa është konfiskuar vetura në të cilën është gjetur sasia e narkotikëve.