Aktuale

Policia kap në flagrancë tre persona duke vjedhur në rrugën B

Njësia policore gjatë një pike kontrolli në rrugën B në Prishtinë ka vërejtur tre të dyshuar të cilët ishin duke ikur dhe njëri prej tyre e kishte në dorë një televizor.

Njësia policore ka reaguar dhe ka arrestuar njërin prej të dyshuarve, ndërsa dy të dyshuarit tjerë kanë ikur në drejtim të panjohur, shkruan arbresh.info.

Gjatë verifikimit është konstatuar se të dyshuarit kishin vjedhur në shtëpinë e viktimës mashkull K/Shqiptar të cilit i është kthyer televizori. I arrestuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./arbresh.info/