Rajon & Botë

Policia në Meksikë akuzohet për vrasjen e 22 personave

Trupa për të drejtat e njeriut, në kuadër të qeverisë meksikane, ka akuzuar Policinë, për vrasjen e 22 persona, në ekzekutimet jashtëgjyqësore, në një sulm kundër drogës, gjatë vitit të kaluar.

Një oficer policor dhe 42 të dyshuar janë vrarë gjatë një sulmi, në një fermë në Tanhuato, më 15 maj, transmeton KosovaPress.

Lidhur me këto akuza, zyrtarët policorë kanë thënë se kanë shtënë në vetëmbrojtje, por numri i lartë i vdekjeve ka ngjallur dyshime për këtë.

Përderisa nga Komisioni Kombëtar për të Drejtat e njeriut thonë se Policia po përpiqet të mbulojë atë që ka bërë, këta të fundit vazhdimisht mohojnë akuzat e tilla.

Grupet për të drejtat e njeriut në Meksikë kanë kërkuar përmirësim të standardeve policore dhe kanë kërkuar që të përfundojnë vrasjet e tilla arbitrare.