Rajon & Botë

Policia në Turqi ndalon më shumë se 1 mijë persona gjatë aksioneve për militantët e dyshuar

Policia turke arrestoi më shumë se 1 mijë persona në operacionet që synojnë të ndalojnë militantët kurdë dhe aktivistët e Shtetit Islamik gjatë javës së kaluar, sipas një deklarate të dhënë sot nga ministri i Brendshëm turk.

Autoritetet kanë vendosur në paraburgim 924 persona të dyshuar se kanë lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), në operacionet e ndërmarra në 45 krahina, nga ku u vranë dy persona.

Gjithashtu, policia arrestoi 88 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik dhe zyrtarisht ka arrestuar pesë të tillë.

Më 10 dhjetor, një makinë bombë vrau 44 persona, duke përfshirë 36 oficerë të policisë, në Stamboll, dhe përgjegjësinë për këtë akt e mori “Kurdistan Freedom Falcons (ATK)”, një grup i shkëputur nga PKK-ja.

Një javë më vonë, një makinë bombë tjetër vrau 14 ushtarë në Kayseri, në Turqinë Qendrore.

Autoritetet gjithashtu kanë rritur kohët e fundit operacionet kundër Partisë Demokratike të Popullit (HDP), duke përfshirë arrestimin e 12 anëtarëve të parlamentit nga lëvizja.

HDP-ja mohon lidhjet me terrorizmin dhe ka dënuar shpërthimet e fundit.