Aktuale

Policia thotë se deri më tani situata është e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se deri më tani, kur janë bërë tri orë nga hapja e qendrave të votimit për zgjedhjet nacionale, deri më tani nuk është shënuar asnjë incident.

Baki Kelani zëdhënës i Policisë së Kosovës ka thënë se deri më tani nuk është paraqitur ndonjë incident dhe situate është e qetë në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe pjesën veriore.

Policia e Kosovës ka angazhuar zyrtarë të mjaftueshëm për të mbikqyrur këtë proces.