Aktuale

Policia u del në ndihmë dy turistëve në Ksamil të Sarandës

Policia Kufitare Sarandë u ka ardhur në ndihmë dy shtetasve të huaj në plazhin e quajtur ‘Pema e thatë’ në Ksamil.

Policia Kufitare është njoftuar nga shërbimi i radarit Ksamil, se shtetasi G.B, 32 vjeç, banues në Francë kërkon ndihmë pasi mjeti argëtues tip motor uji nuk i ndizej dhe kishte mbetur në det bashkë përballë bregut të Vivarit.

Shtetasit e huaj po lundronin me një “Jet ski” e cila ka pësuar defekt dhe nuk ndizej, transmeton KosovaPress.

Në vend shkoi Patrulla e Policisë Kufitare me mjetin lundrues të Policisë ku konstatuan se në mjet ishte edhe shtetasja Sh.A, 22 vjeçe.

Policia Kufitare shoqëroi të dy shtetasit të cilët ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Nga ana e patrullës u tërhoq mjeti në bregun e detit.